Iu rrëzua 5 herë kërkesa për liri, Fredi Beleri kërkon ndryshimin e masës në Gjykatën e Lartë

Çështja e Fredi Belerit është dërguar në Gjykatën e Lartë.

Seanca e radhës do të mbahet më 25 korrik dhe do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejleri për ndryshimin e masës së sigurisë.

Hallkat e tjera të gjyqësorit e kanë rrëzuar në 5 raste ndërsa për herë të parë shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Sipas avokatëve të Belerit, vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.

Ndaj, kërkohet shpallja e paligjshme e tyre.