“Iu hap rruga për te 7 penxheret”, Komisioni i Ligjeve nis me debat për Ahmetajn, Rrahjan dhe Gjicin: Me çfarë morali na flisni?

Ka nisur me debate mbledhja për miratimin e dy projektligjeve në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e PD kanë komentuar kërkesën e SPAk për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Alibeaj tha se Ahmetajt ju hap rruga për tek “shtatë penxheret”, ndërsa Bardhi kërkoi që të mblidhet urgjentisht Këshilli i Mandateve në mënyrë që SPAK të kontrollojë që sot shtëpinë e Ahmetajt, që ky të mos ketë kohë të largojë nga shtëpia materialet që mund të ndikojnë në hetim.

Deputeti i PS Toni Gogu u kundërpërgjigj duke mbrojtur Rrahman Rrajën dhe duke thënë se ai me dorëheqjen që dha ka vendosur një standart që duhet respektuar.

Ndërkohë që diskutohej për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist, Alibeaj tha:

“Toni Fogu bën predikime kur jo më larg se dje një kolegu yt Rahman Rraja ka marrë vesh dynjaja se cfarë ka bërë, jo më larg se një orë më parë kolegu yt Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret.Ku është morali këtu? Ty nuk të shkon. Po ka një dozë morale ky projektligj’.

Gazment Bardhi: ‘Iniciativat tuaja kanë probleme. Doni të na jepni konsensu, i votojmë që sot. Ne shkojmë në prokurori, kemi shkuar si kallëzuar dhe ato po japin efektet që kemi krijuar një grup parlamentar të PS te 313 ose në paraburgimin e Durrësit, më duket se e kanë rregulluar paraburgimin dhe i keni mbledhur të gjithë atje. Nuk është problemi jonë që ju vidhni dhe do duhet të përballeni me drejtësinë. Shprehni dhe ju vullnetin, ti japim leje që sot SPAK që të mos ketë kohë Arben Ahmetaj të pastrojë shtëpinë, të heqë informacione apo materiale që mund ti duhen për hetim SPAK’- tha Bardhi.

Sajmir Korreshi: Kemi edhe shokun Gjici.

Toni Gogu:  Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?