Itali, shqiptari mbyt gruan 24 vjeçare në sy të dy fëmijëve të mitur

-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në zonën e Casertas në Itali. Një 30-vjeçar i ka shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij, 24 vjeç. 

Sipas mediave italiane, shqiptari e ka mbytur para dyve të dy fëmijëve të mitur, katër dhe gjashtë vjeç. 

Autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se ai u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni. Shkaqet e ngjarjes së rënde dhe identitetet e çiftit ende nuk dihen.