Itali, 43 vjeçari vret gruan, për muaj të tërë përdori telefonin e saj duke u shtirur sikur ishte gjallë

Italia është tronditur ditët e fundit nga vrasja e një gruaje 42 vjeçare, e cila ishte zhdukur muajt e fundit por vetëm tani u zbulua se autori është bashkëshorti i saj.

Francesca Deiddau zhduk në muajin maj në qytetin San Sperate, në Cagliari, ndërsa telefoni i saj vazhdonte përdorej nga bashkëshorti për t’i bërë të gjithë të besonin se ajo ishte gjallë.

Igor Sollai, 43 vjeçari me profesion shofer kamioni italian është vënë nën hetim pasi u zbulua se në fakt telefoni ishte përdorur prej tij, duke iu shkruar të afërmve vetëm mesazhe me pretendimin se kishte nevojë të rrinte vetëm dhe se ishte larguar nga qyteti për shkak se kishte probleme në çift.

Për muaj të tërë miqtë e Francescës që interesoheshin për zhdukjen e saj, merrnin përgjigje nga numri i saj se i duhej pak kohë që të merrte veten pas ndarjes me Igorin.

Edhe kompania e Call Center ku ajo punonte mori dorëheqjen e saj përmes një e-mail të dërguar pasi gruaja u zhduk.

Hetuesit pretendojnë se këto mesazhe janë shkruar nga Sollai, pasi ai vrau gruan në një përpjekje për të fshehur krimin dhe për të lënë të kuptohej se Deidda ishte ende gjallë.

Gruaja u raportua e zhdukur nga vëllai i saj dhe një kolege më 30 maj. Kur Igori u pyet nga policia se përse nuk e denoncoi zhdukjen e bashkëshortes, ai u shpreh se një gjë të tillë e kishte bërë tashme kunati.

Policia e përjashtoi menjëherë pistën e vetëvrasjes dhe “zhdukjen” vullnetare dhe e fokusoi hetimin e saj në marrëdhënien e Deidda-s me burrin e saj, pas raportimeve se çifti kishte mosmarrëveshje të shpeshta.

Pavarësisht se trupi i viktimës nuk është gjetur ende, Sollai është arrestuar me akuza për vrasje javën e kaluar dhe po qëndron pas hekurave.