Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princi britanik, është arrestuar sot në mëngjes në Norfolk nën dyshim për keqpërdorim të detyrës publike, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Automjete policore u panë duke mbërritur në pronën e Sandringham, ku Andrew jeton, ndërsa hetimet janë pjesë e një procesi më të gjerë që lidhet me dokumentet e publikuara kohët e fundit nga Kongresi i SHBA-së për pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Policia britanike po shqyrton pretendimet se Andrew, i cili u privua nga titujt mbretërorë vitin e kaluar, mund të ketë kaluar informacione qeveritare konfidenciale tek Epstein gjatë kohës kur shërbente si emisar tregtar mbi një dekadë më parë.
Andrew ka mohuar çdo akuzë ndaj tij dhe ka deklaruar gjithmonë se nuk ka kryer ndonjë shkelje.