Ish ministrja e Financave, Anila Denaj del nga SPAK, nuk jep detaje nga pyetjet e prokurorëve

Ish ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale SPAK dhe ka dalë mjaft e rezervuar për mediat.

E pyetur nga gazetarët, Denaj në siklet u shpreh se “nuk jep detaje”, por se shtoi se u pyet si person që ka dijeni për periudhën që ka shërbyer si Drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.

E pyetur nga gazetarja Naila Hoxha, mbi një raport të saj gjatë kohës që ajo shërbente si Drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit  Shëndetesor se  kishte konstatuar probleme per pajisjet kirigjikale ne dy maternitetet e Tiranes, denaj refuzoi të flaës. “U pyetja për kohën kur shërbeja si drejtoreshë në ministrën e Financave, atëhere kur diskutohej ky koncension”, tha Denaj. Burimet shpjegojnë se Denaj është pyetur mbi debatet e hershme në Ministrinë e Financave për miratimin e koncensionit të Sterilizimit në vlerën 100 milionë euro.