Irena Gjoka, e cila ishte përgjedhur si gjyqtarja e seancës paraprake ndaj çështjes së ish-presidentit ilir Meta ka kërkuar të dorëhiqet. Por kërkesa e saj është refuzuar nga kreu i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani.
Irena Gjoka do të vendos për të kaluar ose jo për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Kryemadhit, dhe tre të pandehurve të tjerë.
Me datë 29 gusht, SPAK mbylli hetimet për dosjen “Meta” duke e dërguar në GJKKO.
SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.
Hetimet e SPAK zbuluan se ish-çifti i bashkëshortëve, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike kanë favorizuar biznese të caktuara kundrejt përfitimeve monetare.