Investigimi i “The Sun”: Gangsterët shqiptarë po përdorin nënat shtatzënë për të siguruar leje qëndrimi në Angli

Shqiptarët janë duke provuar çdo lloj forme për të qëndruar në Britaninë e madhe, duke shfrytëzuar edhe gratë shtatzëna. Dhe këtë e vërteton një investigim i gazetës britanike “The Sun”.

Gangsterët shqiptarë, siç i cilëson media britanike po synojnë nënat e ardhshme që janë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si baba të fëmijëve të tyre të palindur, për të përfituar leje qëndrimi.

“The Sun”, shkruan se në TikTok po bëhen reklama që gratë të pranojnë emrin e një azilkërkuesi të refuzuar, në certifikatën e lindjes së foshnjës së tyre, në mënyrë që ai të shmangë dëbimin duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “The Sun”, shifrat tregojnë se numri i emigrantëve me varka të vogla që kalojnë Kanalin Anglez deri më tani këtë vit ka kaluar 5,400, duke shënuar një rekord të ri.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për “The Sun”: “Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar.

Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.