Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Prokurorët e SPAK e kanë thirrur Hoxhën për çështjen e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, i cili u mblodh në vitin 202, ku morën pjesë mbështetësit e Sali Berishës, të cilët dolën hapur kundër kreut të PD në atë kohë, Lulzim Bashës.
Në atë kohë kishte një përplasje brenda PD-së për vulën dhe logon e partisë, që u zgjidh pas disa vitesh me vendimin e gjykatës, që ia dha Sali Berishës.
Në SPAK ditën e djeshme u paraqit edhe Belind Këlliçi, teksa mediat raportuan se edhe ai u thirr për të dëshmuar për të njëjtën çështje, pas kallëzimit që ka bërë Gazment Bardhi.