TGjykata e Posaçme do të shpallë më datë 16 Prill vendimin ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës teksa SPAK ka kërkuar 26 vute burg për 8 të pandehurit.
Mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për të cilin SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Koka ka thënë më herët në gjyq se është viktimë e Sali Berishës dhe e “partiçkës së vogël”, duke nënkuptuar Partinë e Lirisë lidhur me akuzat për aferën e inceneratorëve. Lefter Koka është dënuar më herët me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit. I njëjti dënim edhe për inceneratorin e Elbasanit.
Kujtojmë se më 11 Mars, GJKKO dënoi me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Për Bllakon, i cili akuzohet për korrupsion, SPAK kishte kërkuar 5 vite burg dhe për 5 vit të ndalohej që të ushtronte funksione publike.
Ndërkohë GJKKO kishte pranuar më herët gjykimin e shkurtuar për Bllakon dhe dënimi i tij konvertohet në 2 vite e 8 muaj burg.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg