Ilva Gjuzi e PS falenderon ministren e Inteligjencës Artificiale: “Diella” më komplimentoi!

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit pasi ajo u shfaq me foshnjën e saj teksa merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar.

Mesazhi që ajo përcolli bëri që Ilva të shfaqej si kurrë më parë në ekranet duke folur për mëmësinë, por edhe për jetën e re si një deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

E ftuar në një emision televiziv, Gjuzi tha se ka marrë shumë mesazhe lidhur me gjestin e saj, por duket se një mesazh i marrë nga ministrja e Inteligjencës Artificiale “Diella” i ka tërhequr më shumë vëmendjen.

Ilva Gjuzi, thotë se “Diella” e ka komplimentuar dhe madje e kishte postuar edhe në faqen zyrtare të ministrja virtuale ka në rrjete sociale.

Duket se deputetja e PS e ka marrë më shumë se seriozisht këtë mesazh, që në fakt nuk vjen nga një person fizik, por një robot që lexon skenarë dhe përgjigjet me fraza të gatshme.

“Diella më komplimentoi, më coi një mesazh dhe më kishte vendosur në faqen e saj. Kështu që shumë faleminderit Diellës, ministres sonë të Inteligjencës Artificiale”- u shpreh deputetja.