Ilir Meta i shpall luftë Erion Veliajt: Ai dhe zari i tij Halit Valteri sulmuan Tedi Blushin

Pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku Tedi Blushi goditi me letra Erion Veliaj, dhe më pas në konflikt u përfshi edhe Halit Valteri, ka reaguar edhe kreu i PL-së, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se nga sot “Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij”.

Meta thotë se Veliaj dhe Valteri kanë sulmuar Tedi Blushin, por ky akt do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar.

Lexo edhe: Sherr në Bashkinë e Tiranës, Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin: Më gjuajti me grusht dhe me sende të tjera

Postimi i Ilir Metës:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!