Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkon të takojë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, i dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor.
Meta dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i janë drejtuar me një letër Prokurorisë së Posaçme ku kërkojnë leje për të vizituar Belerin në burg.
Në kërkesë thuhet se Fredi Beleri, eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.
Kërkesa:
KERKUES:
Ilir Metaj Kryetar i Partise së Lirise, Petrit Vasili Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Dhenia e lejes se takimit me te arrestuarin z. Fredi Beleri
OBJEKTI I KERKESES:
BAZA LIGJORE: perfaqesues i Koalicionit “Bashke Fitojme” Nenet 41/1 dhe 43/3/4 te Ligjit nr. 8328, date 16.047.1998 “Per te Drejtat dhe Trajtimin e te Denuarve me burgim” Struktures së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) Prokuroreve te Çeshtjes Znj. Dorina BEJKO dhe Adnan XHOLI
DREJTUAR:
TIRANE
Te nderuar Znj/Z Prokurorë!
Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.
Personi i arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.
Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!
Tirane me 03.04.2024