Ilaçi diabetik për dobësim po përdoret ilegalisht edhe në Shqipëri, mjekët paralajmërojnë për efekte të mëdha anësore

Një ilaç i fuqishëm intravenoz që injektohet në lëkurë po promovohet shumë në Tik Tok.

Ilaçi për diabet i quajtur “Wegovy” me përmbajtje semaglutide duket se është futur edhe në tregun shqiptar, ku sipas mjekëve ka shumë persona që e përdorin për t’u dobësuar në mënyrë të menjëhershme.

Ilaçe të tilla si Wegovy mund të kushtojnë më shumë se 1000 dollarë në muaj dhe çdo përmirësim i shëndetit dhe reduktimi i mëvonshëm i kostove mjekësore nuk gjasa të ndodhë shpejt. Mesatarisht në një vit pacientët shpenzojnë mbi 12 mijë dollarë për këtë ilaç dhe prandaj ata e lënë dhe nuk e vazhdojnë më vitin e dytë, duke mos patur efektin që do të donin.

Ky ilaç thuhet se është përdorur nga persona të famshëm dhe është promovuar së fundmi edhe nga Elon Musk. Ai i bën njerëzit të ndihen më të ngopur dhe më të kënaqur, kështu që ata hanë më pak.

Edhe pse popullariteti i këtij ilaçi është rritur shumë mjekët kanë paralajmëruar për efekte shumë të dëmshme shëndetësore.

Sipas endokrinologëve në Shqipëri, disa prej pacientëve u kanë thënë se ilaçin e kanë gjetur jashtë vendit dhe disa të tjerë e kanë blerë këtu pasi me sa duket është futur kontrabandë.

Megjithë promovimin që i bëhet në rrjetet sociale, përdorimi i këtij ilaçi pa rekomandimin e mjekut është i rrezikshëm. Edhe kur rekomandohet ai bëhet vetëm për njerëzit që vërtetë kanë nevojë për humbje peshe, pasi mund të lidhet me gjendjen shëndetësore të tyre.

Përveç efekteve anësore si dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre, humbja e shpejtë e peshës mund të çojë gjithashtu në humbjen e kolagjenit dhe elastinës nga lëkurë.

Obeziteti kërkon një trajtim më afatgjatë për t’u menaxhuar me kujdes. Një studim i bërë ka treguar se 6.8% e pacientëve që merrnin Wegovy e ndërprenë trajtimin për shkak të problemeve gastrointestinale dhe problemeve të tjera anësore.