IKMT ka nisur shembjen e godinës së Inxhinierisë së Ndërtimit, e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.
Por banorët e zonës janë të shqetësuar për zhurmat dhe tymin që ka pushtuar atë zonë, teksa kjo situatë pritet të zgjasë edhe për disa ditë.
Pas shembjes, kjo godinë do të rindërtohet, ndërkohë që do të ndërtohen edhe 2 të tjera me një afat kohor 36 muaj.