Mediat amerikane kanë publikuar foton e autorit të dyshuar për vrasjen me snajper të aktivistit Charlie Kirk pak ditë më parë. Bëhet fjalë për Tyler Robinson, 22 vjeç, banor i Utah, i cili u vu në pranga të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të shtetit.
Sipas hetimeve paraprake, Robinson kishte rrëfyer aktin e tij para të atit, Matt Robinson, një ish-efektiv me 27 vite shërbim në Departamentin e Sherifit të Qarkut Washington. Babai i tij kontaktoi menjëherë autoritetet dhe ndihmoi në sigurimin e të birit përpara se policia ta arrestonte.
Robinson ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Charlie Kirk, 30 vjeç, ishte një nga figurat më të njohura të lëvizjes konservatore në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte themelues dhe drejtues i organizatës Turning Point USA, e cila angazhohet në çështje politike dhe edukative në kampuse universitare, me një fokus të fortë në promovimin e vlerave konservatore.
Kirk njihej për praninë e tij të fortë në media sociale dhe si një nga zërat më të zëshëm pro Donald Trumpit dhe politikave të djathta.