Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Shkodër, ku një garazhi iu vu tritol në lagjen “10 korriku”.
Mësohet se autorët e kësaj vepre penale kanë qenë dy 27 vjeçarë të cilët janë shpallur në kërkim.
Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj janë shpallur në kërkim pasi një ditë më parë i vendosën lëndë plasëse në derën e garazhit të biznesmenit Agim Uraj.
Dy të rinjtë janë larguar me një motomjet të vjedhur pak para ngjarjes, në qytetin e Shkodrës. Rezulton se të dy kanë qenë më parë futbollistë.
Ata kanë qenë të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Policia njoftoi se vijon puna intensive për kapjen e tyre.