GJKKO e Apelit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin me 15 vite burg për iranianin Bijan Pooladrag, i cili akuzohet se po ishte i infiltruar si terrorist brenda kampit MEK.
Mësohet se për shkak të dënimit të shkurtuar ai përfiton në total 10 vite burg.
SPAK e akuzon shtetasin iranian për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara, ndërsa ai i ka mohuar të gjitha .
Dyshimet e SPAK janë se iraniani ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz dhe dyshohet se vepronte si i infiltruar të strehuarve në Shqipëri, dhe se po planifikonte një sulm terrorist .