I menjëhershëm dhe i fortë ishte reagimi i kreut të Grupit Parlament të PD, Gazment Bardhi pas njoftimit të kryeministrit se ministri i ri i Brendshëm do jetë Taulant Balla. Bardhi e cilësoi këtë zgjedhje si dorëzim i ministrisë në duart e krimit të organizuar.
“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes! Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!”, tha Bardhi.
Përplasja e Bardhit dhe Ballës është e njohur veçanërisht në vitin 2021 kur të dy drejtonin zgjedhjet në qarkun e Elbasanit.