Një person ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi në banesën e tij mbante armë zjarri dhe municion luftarak. Në pranga ka rënë Vladimir Këndella, i cili rezulton se ka qenë i dënuar më parë për vrasje në Gjermani.
Raportohet se policia ka ushtruar kontroll në banesë pasi informacioneve se Këndella mbante armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol“
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet poseduesi i saj.
Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.
Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.