Pas vendimit të gjykatës që la në burg 29 vjeçarin Kledi Tirollari, për mediat ka folur babai i tij. I riu akuzohet se ka abuzuar me vajzën e njerkës e cila tani është 12 vjeç, por babai i tij thotë se e gjitha kjo vjen si një hakmarrje nga ana e nënës, pasi ai është ndarë me të.
Me lot në sy, Istref Tirollari u shpreh se ka patur një debat me ish bashkëjetuesen e tij dhe ajo është betuar se “do t’i fusë të gjithë në burg”.
“Kisha një fëmijë të vogël tek 8-vjeç e gjysmë, edhe ajo kishte fëmijë. Ramë dakord të bashkëjetonim. Ne debatuam, i thashë një të fshirë e të pastruar s’bën dot. Më tha ‘po me ju do të merrem unë, jua rregulloj unë’.
Unë kam 3 djem, kur e kam marrë bashkëjetuese djemtë i kam pasur në Greqi. Kur erdhi djali tha po mirë e kemi si motrën tonë, hamë e pimë bashkë. Nuk është e vërtetë që djali ka kryer marrëdhënie me të, ajo e akuzoi sepse debatoi me mua.
Djali kishte dhomën e vet. Rrinim në një shtëpi, vajza qëndronte me nënën e saj, shkollën e kishim afër dhe e çonim. Janë muhabete të kota. Më tha “do ju fus të tërëve në burg”, tha babai i të akuzuarit.