I akuzuar për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në gjyq për të dëshmuar! Shtyhet seanca

Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit teksa i akuzuar për ngjarjen e rëndë është Mario Përlleshaj.

Ky i fundit pritej që ditën e sotme do të dëshmonte për ngjarjen e rëndë, por 14 vjeçari nuk u paraqit në seancë.  Për këtë arsye, seanca e radhës u shty për më datë 3 korrik.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku humbi jetën Martin Cani u regjistrua më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Vrajsa e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi shoqërinë shqiptare. Qytetarë, familjarë por edhe organizata të shoqërisë civile zhvilluan disa protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Po ashtu kërkuan më shumë siguri në shkolla.