Humbasin jetën 5 shqiptarë në një aksident në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Edessa të Greqisë. Një makinë me 5 shqiptarë është përplasur me një kamion duke sjellë vdekjen e tyre. 

Mësohet se automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes së fortë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.