Makina e kryetarit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, u hodh dje në erë me një sasi tritoli.
Edhe pse objektiv ka qenë makina e Locit, nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtua edhe një automjet që gjendej pranë një restoranti, ku ndodhi edhe ngjarja.
Paraprakisht dyshohet se sulmi të jetë një paralajmërim lidhur me detyrën e Locit, por ky i fundit ka folur për mediat duke thënë se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
Policia ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar dhe kapur autorin.
Gjatë orëve të fundit në vend janë regjistruar 2 shpërthime në tritol, ku mëngjesin e sotëm u vendos një sasi lëndë plasëse në banesën e nënës së Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut, i dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës.