Hetimi i koncesioneve në Shëndetësi, Vokshi : I jemi drejtuar me kërkesë Kryeministrisë, KLSH-së dhe dy ministrive

Komsioni Hetimor i Shëndetësisë vijoi sot punimet pa prezencën e socialistëve, të cilët e bojkotuan për të dytën herë me radhë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se socialistët nuk vijnë pasi kryeministri Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet.

Megjithatë Vokshi njoftoi edhe mbledhjen e radhës dhe tregoi më tej edhe hapat që kanë marrë në lidhje me hetimet për dy koncesionet, Sterilizimin dhe Check-up.

Ajo tha se ky Komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet.

Pse mazhoranca refuzon? Sepse Ramës nuk i intereson që ky komision të nisë punimet. Nuk erdhën në mbledhjen e 4 sepse nuk duan hetim dhe transparencë për vjedhjen e 200 milionë eurove.

Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës të martën në 10:30.

Për të mos pritur deputetët e PS ne kemi firmosur 40 a më shumë shkresa dhe do t’i kërkojmë Kuvendit që tua adresojë institucioneve të ndryshme. Do t’i kërkoja institucioneve që në momentin që marrin shkresa, të kthejnë përgjigje, dhe të mos bien pre e presionit, por të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj skeme korruptive.

I jemi drejtuar Kryeministrisë me një shkresë, KLSH me dy shkresa për auditimet, Ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, për paketën e dokumenteve që disponojnë.

Gjithashtu i jemi adresuar, ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiut dhe Drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor përsa i përket fondeve dhe se ku gjendet baza e të dhënave dhe laboratorët e përcaktuar për Check-Up, se ku janë ndërtuar”, tha Vokshi.