Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Nito është thirrur edhe më herët në SPAK ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndërkohë bashkëshorti i saj, biznesmeni Elman Abule i cili u arrestua me urdhër të SPAK është në arrest shtëpie, i akuzuar për pastrim parash.
Konkretisht ai u vu në pranga në të njëjtën ditë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndërkohë në seancën e 13 marsit, Apeli i GJKKO caktoi një masë më të butë sigurie.
Sot pritet që të zhvillohet në GJKKO edhe seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt. Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”.