Ditën e sotme kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një raportim të punës së institucionit që ai drejton per vitin 2023, ndërsa është pyetur nga deputetët për disa nga temat e nxehta të drejtësisë.
Një krim intelektual e konsideroi Dumani, aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërsa shtoi se është një çështje shumë komplekse dhe shumë e vështirë për t’u zbardhur.
Ndër të tjera kreu i Prokurorisë së Posacme tha se publiku di shume pak se cfarë ndodh me hetimet, duke iu referuar dosjes 5D ku ranë në pranga disa drejtorë të bashkisë Tiranë, të akuzuar për korrupsion.
Dumani pranoi se hetimet për këtë dosje korruptive janë të thella dhe shumë të gjera, por pa dhene me tej detaje.
“Gjatë vitit 2023 ka pasur ecuri, çështjet kanë filluar të evadohen. Tani, hetimi i çështjeve nuk është aq i thjeshtë sa prezantohet. Hetimi është i vështirë, sidomos kur vjen puna te çështjet me natyrë korruptive. Këto janë krimet më të vështira dhe krimet në detyrë sepse është një krim intelektual dhe intelektuali para se të bëjë krimin përpiqet sesi të fshehë gjurmët e krimit.
Duhet ta dini, ju keni vetëm një përqindje shumë të vogël se çfarë bëhet me hetimet, ju dhe opinioni publik, por ato janë shumë më të gjera dhe shumë më te thella nga ajo që thoni ju. Sa i takon sekuestrimit, është bërë sekuestro preventive të të gjitha pasurive 5D, por edhe të pasurive të dy personave të cilët janë nën hetim. Vlera e tyre shkon rreth 3 milionë euro. Nga informacioni që unë kam, nuk është shitur asnjë pasur. Është e thjeshtë ta thuash që faktet janë të qarta, faktet janë të ditura dhe sekuestroje. Jo, jo, ka procedura. Këto janë ligjet që kemi pranuar”, u shpreh Dumani në Kuvend.
Rikujtojmë se më herët kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, kreu i qeverisë i ka kërkuar kreut të SPAK-, Altin Dumanit, të mbyllë sa më shpejt dosjen “Xibraka”, ku është i përfshirë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.
Por Dumani hodhi poshtë pretendimet e Bardhit, duke thënë se me kryeministrin ka vetëm marrëdhënie institucionale dhe proceduriale