Helmim masiv në Vlorë, turistë polakë e shqiptarë, gjysma ishin fëmijë

41 turistë polakë e shqiptarë ranë pre e një helmimi masiv gjatë një shëtitjeje me anije turstike nga gadishulli i Karaburunit në ishullin e Sazanit. 

Gjysma prej tyre ishin adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç, ndërsa mjekët raportojnë se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur komplikacione. 

Sipas bluzave të bardha, shkaku i helmimit nuk dihet ende derisa të prekurit t’i nënshtrohen analizave epidemiologjike. Ndërsa, sa i takon simptomave turistët kanë pasur të vjella, dhimbje barku dhe këputje.

Autoritetet lokale janë vënë në lëvizje, përfshirë specialistët e AKU-së dhe Prokurorisë.