Këtë të premte, faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga grupi “Homeland Justice”, të cilën në Telegram shkruajnë se kanë marrë të dhënat dhe kanë fshirë serverat.
Ndërkohë hakërrimi i faqes zyrtare të Bashkisë ka sjëll probleme, pasi prindërit nuk regjistrojnë dot fëmijët e tyre në kopshte teksa afati përfundon për dy ditë.
Në një reagim zyrtar, Bashkia e Tiranë thotë se ka pasur një problematikë të serverëve të saj dhe për këtë arsye linku i platformës për regjistrimin e fëmijëve në kopshte nuk është funksionale.
Afati i fundit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte përfunon më datë 22 qershor dhe nuk dihet se çfarë veprimi do të marrë Bashkia, nëse do të ketë një shtyrje të këtij afati.
“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër, procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale.
Në vijim do t’ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njoftoi Bashkia sot.