Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish seancën për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish kryeministrin Sali Berisha.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshem në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjihet edhe pretendimi i Berishës. Gjykata i ka dërguar serish shkresë kryedemokratit për t’u paraqitur në seancë.
Senaca e radhës do të mbahet më 20 korrik. Mbetet për tu parë nëse ish kryeministri do të paraqitet apo jo.