Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, GJKKO dënon me 20 vite burg Klement Çalën, 17 vite për bashkëpunëtorët e tjerë

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 20 vite burg Klement Çalën, i arrestuar nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit 2019 në Rinas të 4.6 milionë eurove.

Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 17 vite burg edhe vëllanë e tij, Eldi Çala, dhe bashkëpunëtorët: Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.

Si ndodhi ngjarja:

Më 9 prill të 2019 një grup personash të armatosur arritën të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj.

Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga kosovarin Ragio Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.

Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti. Në vitin 2020 u arrestuan në një vilë luksoze edhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, teksa sot GJKKO ka dhënë edhe dënimin për të gjithë anëtarët e bandës.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 26.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 29 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit K.Ç., E.Ç., O.V., R.S., S.Ç., E.P., A.B., kundër vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4, dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit K.Ç. me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit O.V. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit R.S. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.P. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.B. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.