Gjykata e Tiranës ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në kompanitë farmaceutikr “Medyx Albania” dhe “Pharma Plus”, që dyshohet se janë në administrim të Nadir Çaushollit dhe veprojnë si satelitë të kompanisë së tij “CFO Pharma”.
Kontrollet po kryhen në kuadër të një hetimi në lidhje me skemën e ilaçeve të rimbursueshme, pasi “CFO Pharma” njihet për marrëdhëniet me institicionet publike në lidhje me furnizimin e tyre me barna të rimbursueshme.
Gjykata nuk ka dhënë ende detaje të tjera në lidhje me këtë urdhër, teksa pritet të shihet nëse do të ketë edhe masa të tjera që do të merren mbi persona fizikë të përfshirë në këtë çështje.