Gjykata lëshon masa sigurie për 16 punonjës të OSHEE në Gjirokastër, në pranga zyrtarë, teknikë dhe faturistë

16 masa sigurie janë lëshuar për 16 punonjës të OSHEE-së në Gjirokastër, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Shumica e masave të sigurisë janë “arrest me burg” ndërsa të tjerat “detyrim paraqitje”.

Masat e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga uniformat blu.

Burime për mediat bëjnë më dije se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE, rajoni jugor. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë aksion, apo edhe emrat e punonjëvse që janë arrestuar.