Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin ” Obelisku”.
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e ” armëmbajtjes pa leje”.
Në burg mbetën edhe 4 personat e akuzuar për moskallëzim krimi: Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi, Kevin Metaj.
Në mesin e tyre janë edhe pronari dhe kamarieri i lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë.
” Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat Renea, Fnsh dhe drejtoria vendore e policisë së Vlorës.