Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Presidenti Begaj dekretoi datën 9 Nëntor për zgjedhje në 6 Bashki të vendit, përfshirë kryeqytetin, pas kërkesës nga Këshilli i Ministrave.

Por më herët kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj, kishte ankimuar vendimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa më pas kërkoi edhe pezullimin e dekretit të Begajt.

Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Veliajt, duke pezulluar vendimin e Begajt deri sa gjyqtarët kushtetues të marrin një vendim në lidhje me ankesën e parë të Veliajt, atë për shkarkimin e tij.

Me këtë vendim, Kushtetuesja tregon se dekreti i Presidentit Begaj ishte amti-kushtetues, çfarë do të thotë se Bajram Begaj, ashtu si herët e tjera, ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës dhe jo ligjin.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.