Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Por gjykata vendosi që dënimi t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove, pavarësisht se prokuroria kërkoi 3 vite burg.
Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, avokati Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, është dënuar me 2 vite burg, por do të bëjë 1.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
GJKKO vendosi të dënojë me burg edhe Taulant Ramollarin dhe Andrea Tiranën, respektivisht me 1.4 dhe 9 muaj burg, pas gjykimit të shkurtuar për të dy.