Gjykata e Lartë gjobit Dritan Dajtin, vlerëson të padrejtë kërkesën për përjashtimin e Sandër Simonit nga trupa gjykuese

Më datë 7 qershor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni, i cili do të gjykojë kërkesën e Prokurorisë për rikthimin e burgimit të përjetshëm për vrarësin e 4 policëve në vitin 2009 në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë mësohet se pas refuzimit, Gjykata e ka gjobitur Dajtin për kërkesë të padrejtë

Sot në Gjykatën e Lartë kishte dy seanca, njëra për njoftimin e trupës gjyqësore që po shqyrton gjyqin në themel dhe tjetra që shqyrtoi kërkesën për largimin e gjyqtarit.

Për këtë kërkesë, e cila u konsiderua e padrejtë u vendos që Dajti të gjobitet me dhjetë mijë lekë të reja.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Vendimi është kundërshtuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.