Gjykata e Apelit i dha Sali Berishës vulën e PD, Lulzim Basha merr hapin e radhës

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndonëse jo ende me një deklaratë zyrtare pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën Sali Berishës.

Tashmë, jo si kryetar legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha ka thirrur në orën 17:00 strukturat dhe përkrahësit e tij në seli.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me PD, ndërkohë që Basha prezantoi vetëm pak ditë më parë programin e tij për zgjedhjet e 2025 dhe tha se i kishte gati kandidatët për deputet.

Ditën e sotme Gjykata e Apelit, me një vendim të formës së prerë, i dha vulën dhe logon e Partisë Demoratike Sali Berishës.

Trupa gjykuese rrëzoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe duke njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.