Gjurmët biologjike nxjerrin zbuluar Cukalin dhe Latajn në rrëmbimin e zhdukjen e dy personave në Sarandë

Elton Qyno

Ervis Cukali dhe Sebastian Lataj, janë dy personat që dyshohet se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë me individë të tjerë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori.

Zhdukja e dy personave ka ndodhur në muajin Prill në fshatin Vrinë të Sarandës.

Provat që kanë nxjerrë zbuluar dy personat janë gjurmë biologjike të sekuestruara në makinën tip Benz Mercedez të përdorur për rrëmbimin dhe gjurmë biologjike të gjetura në shtëpinë ku ishte fshehur shtëpia në fshatin Nivicë të Himarës.

Në këtë shtëpi janë sekuestruar bidona të vegjël uji, në të cilin u gjetën profile biologjike.

Këto profile janë analizuar dhe pas krahasimeve ka rezultuar se ishin të ngjashëm me profilet e ADN së Ervis Cukalit dhe Sebastian Lataj.

Për shkak të këtyre provave shkencore është urdhëruar arrestimi i Cukalit dhe Lataj.

Ndërsa Albi Mecini dhe Arafat Manërkolli nuk kanë lidhje me ngjarjen e zhdukjes së dy personave në Sarandë.

Por implikimi i tyre lidhet me sasinë e tritolit të bllokuar në Fier, ku këta dy persona dhe individë të tjerë po përpiqeshin të vendosnin një sasi të konsiderueshme tritoli tek një person i botës së krimit në Fier.