Grushti në Kuvend, GJKKO pushon çështjen për përplasjen mes Bledion Nallbatit dhe Vullnet Sinajt

Gjykata e Posaçme ka pushuar pushimet në lidhje me sherrin e një viti më parë në Kuvend mes deputetit të PD, Bledion Nallbati dhe kolegut të tij socialist, Vullnet Sinaj.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, pas përplasjeve të tyre në seancën e 30 tetorit 2023

SPAK argumentonte se nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e shtetasit Bledion Nallbati, apo qoftë nga ana e shtetasit Vullnet Sina.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024,
vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e regjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.