Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Berisha dhe Jamarbër Malltezi kishin bërë revokim të masës së tyre ndaj sigurisë, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.
Pas vendimit, avokati i Berishës u ndal në një komunikim për gazetarët, ku hodhi sërish akuza në drejtim të SPAK, që sipas tij po vepron si parti politike.
“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishtë një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.
Kjo ishte një risi që besoj do ti japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.
Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja.
Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën.
SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore” tha Gjokutaj.