Fran Tuci është ish kryebashkiaku i radhës socialist i cili dënohet nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Trupa gjykuese ka dënuar Tucin me 1 vit burg për veprën penale shpërdorim të detyrës.
Me mase më lehtësuese të detyrim paraqitje gjykata vendosi për ish kryetarin e komunës Iballë, Ndoc Marku dhe për Durim Margjekaj.
Fran Tuci akuzohet se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash dhe me 5 metra gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Po ashtu është shtuar se dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë.
Këtu përfshihet shpyllëzimi i zonës pyjore dhe dëmtimi i terrenit, duke i lënë të drejtën subjektit privat që të realizojë punimet pa shlyer detyrimet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin Ndoc Marku me veprime dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin edhe për faktin se projekti nuk ka qenë i miratuar autoritetet kompetente.