Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit

Paraditen e kësaj të diele është gjetur një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga Policia kufitare,

Bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por ende nuk dihet identiteti.

Aktualisht nuk dihet nëse kemi të bëmjë me ndonjë ngjarje aksidentale apo të qëllimshme

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse janë duke punuar për identifikimin e personit dhe zbardhjen e rrethanave.