Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel, forcat xheniere rrethojnë zonën

Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti paraditen e sotme në qytetin e Burrelit. Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat xheniere, të cilët po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë nuk dihen se në pronësi të kujt është automjeti që u gjet lënda plasëse. Nga uniformat blu nuk ka ende një reagim zyrtar për rastin. Këto të fundit pritet të sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një atentat të dështuar apo me një paralajmërim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.