Një tjetër terrorist serb që sulmoi efektivët e policisë në veri të Kosovës është gjetur i pajetë na malin e fshatit Banjskë.
Ndëkrohë, policia ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit dhe po kryen kontrolle në banesa, pasi dyshohet se në zonë fshihen autorë të tjerë të sulmit.
Nga sulmi i terroristëve serbë mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Dyshohet se ishin rreth 30 persona të armatosur që sulmuan me armë zjarri, teksa Policia e Kosovës reagoi menëjherë, duke vrarë 4 dhe duke arrestuar 6 të tjerë.
Edhe 2 terroristë janë plagosur dhe ndodhen në spital, teksa vijon puna për kapjen e të tjerëve.