Gjendet i vdekur një person në Lezhë, 65 vjeçari ka plagë me armë zjarri në trup

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten me armë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna të plota mbi motivet apo shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.