Një shqiptar ka humbur jetën në Itali në rrethana ende të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e San Paolos në Romë, ku 43 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet u gjet i shtrirë në një trotuar.
Viktima është gjetur nga disa kalimtarë të rastit në zonë, të cilët më pas njoftuan policinë. Viktima kishte një plagë në kokë, që sipas autoriteteve është shkaktuar nga përplasja në tokë.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari ka qenë i ulur në një stol kur ka humbur balancën dhe ka rënë. Sipas ekzaminimit fillestar mjekësor dyshimet janë që ai të jetë sëmurur. Megjithatë mbetet e paqartë nëse vdekja është shkaktuar para përplasjes në tokë apo pas.
Për këtë arsye pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar të vërtetën.