Opinioni publik në Maqedoni është tronditur pasi 14 vjeçarja Vanja Gjorgjevska, e zhudkur prej të dielës së kaluar u gjet e vrarë pasditen e djeshme.
Adoleshentja nga Shkupi ishte rrëmbyer pranë shtëpisë së saj dhe më pas ishte vrarë dhe hedhur në një fshat në afërsi të qytetit. Pranë saj u gjet i vrarë edhe një 74 vjeçar, i cili po ashtu ishte rrëmbyer nga grupi.
Lidhur me vrasjen e adoleshentes është arrestuar edhe babai i saj, si një nga personat e përfshirë në ngjarje,
Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëlim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.
I dyshuari kryesor Ljupça Paleski-Palca është person publik, analist e aktivist politik, ndërsa është arratisur përpara se policia të sigurojë dëshmitë për lidhjet e tij me vrasjen makabër.
Kujtojmë se babai është personi i dytë që ka denoncuar si të zhdukur Vanjan. Për skenarin e tmerrshëm, ai kishte rënë dakord me Ljupc Palevski-Palc, i cili është në arrati.