Nikolin Marku (Lekstakaj) është 43-vjeçari që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme në Balldre të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri menjëherë pasi ka dalë nga një market ku bleu një pije freskuese.
Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi ka dalë në një deklaratë për mediat pas atentatit ndaj Nikolin Lestakajt i cili u vra teksa ishte duke dalë nga marketi.
“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim të plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje”, tha Elezi.