Gazment Bardhi nuk kallëzoi në SPAK Olsi Ramën për “Xibrakën”? Reagon demokrati dhe tregon si qëndron e vërteta

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit se ai nuk ka depozituar kallëzim për Olsi Ramës, në lidhje me përfshirjen e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Në reagim thuhet se më 29 mars, i ka dërguar informacion Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1. Sipas Bardhit, dosja ekziston dhe provat janë në prokurori dhe se nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston.

Reagimi:

Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin.  Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!